Atilla për Drenushën: Dikush kthehet vetvetja, dikush del prej vetvetes

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit është banori më i ri në ”Big Brother Kosova Vip 3”. ”Ki edhe lojë. Është edhe lojë”, tha ai në një bisedë me Drilonin, kur u pyet për ardhjen në këtë format. Ndër tjera ai madje shfaqi një pikë tjetër, se banorëve iu duhen së paku dy javë për ta prezantuar veten në këtë shou.

”Dikush kthehet vetvetja, dikush del prej vetvetës. Është formati i tillë sot”, shprehej Atilla. Driloni e pyeti Atillën direkt për raportin me Drenushën, për çka iu përgjigj se ‘asgjë nuk ndodhë pa arsye’.

”Unë me Drenushën, kemi bashkëjetu 10 vjet. Në Suedi jemi nda. Mandej kam ardhë në Kosovë, u bë një kauzë. Akuza, çakuza. Edhe tash kanë mbet fëmija ndërmjet. Te unë janë fëmijët tash. Janë fëmijët e mi. Kjo është paradoksi në këtë situatë. Se unë, përshkruhem që ‘s’i kom fëmijët, e du me ia marrë’. Se kërkush nuk është zotërues i fatit të kurrkujt. Realiteti është qaty.

Kemi pasë kontakt tash me sms, i marrë fëmijët i lo. I kom marrë fëmijët, i kom shpinë, i kam shkollat ua paguaj e gjanat. Është pak e komplikuar se nuk është bash qashtu veç puna. Krejt senet e kanë një arsye. Normal ki pasoja veç, kanë arsye. Krejt kanë qejf me qenë pjesë e muhabetit”,-tha më tej.

"Kemi pasur kontakt me Drenushën," – Atilla i tregon Drilonit problemet me ish-gruan

SHKARKO APP