Ava Max rrëfen fëmijërinë e saj të vështirë: Nuk më pranonin

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max kohët e fundit u bë shumë e famshme në mbarë botën, duke na bërë krenarë të gjithëve. Emri i saj i vërtetë është Ava Koçi dhe kënga e saj ‘Sweet but psycho’ ishte një sukses i padiskutueshëm në karrierën muzikore.

Sot ajo është një nga zërat më të dashur të publikut dhe një nga artistet më të mira të momentit. në një postim të fundit në Instagram, Ava ka postuar një  foto nga fëmijëria e saj dhe ka shkruar se si e kanë trajtuar kur ajo ishte e vogël. Askush nuk e ka pranuar në shoqëri, pasi ajo ishte ndryshe nga të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Interneti është një vend qesharak. Çdokush dhe gjithçka duket perfekte. Ndërkohë që gjërat janë dukur të shkëlqyeshme në sipërfaqe, gjithmonë kam pasur vështirësi me veten time për t’u ndjerë e pranuar. Kur u rrita u përballa me ankthin, më tallnin dhe më bënë të besoj se unë nuk përshtatesha me modelin që shoqëria priste të isha. Shumë më vonë fillova të ndihesha rehat me të qenurit vetvetja me dallimet që përpiqesha t’i fshihja për shumë gjatë. Vetëm kur munda të dashuroj vërtetë veten, isha e lirë. E lirë për të qenë sërish unë, për të qenë kreative dhe të mos e humbisja veten. Kjo është historia e “Kjo jam unë”. Shpresoj që t’ju duan dhe t’ju vlerësojnë për atë që jeni në të vërtetë. Vetëm kur je i gatshëm të dashurosh veten, do të zbulosh se e gjithë jeta jote do të ndryshojë.”– shkruan Ava Max në postimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?