Babai: Dua Lipës nuk iu bë ftesë zyrtare për 10-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të interpretojë në Prishtinë në Ditën e Pavarësisë. E për më tepër, as që është biseduar për ndonjë kosto që ajo t’i përgjigjej ftesës.

Këtë e ka konfirmuar stafi i këngëtares së njohur botërore ashtu sikurse edhe Presidenca e Kosovës. Kjo e fundit ka thënë se ka tentuar ta sillte edhe Lipën dhe këngëtaren tjetër me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, por kjo ka mbetur në nivel bisedash pasi një gjë e tillë paraprakisht ka qenë e pamundur.

Dukagjin Lipa, pjesë e stafit menaxherial dhe njëherësh babai i këngëtares që po arrin majat në skenën botërore, i ka thënë “Kohës Ditore” se të gjitha diskutimet janë bërë në lidhje me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda qenë jozyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje”, ka thënë Lipa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?