Babai i Kiarës reagon pas celebrimit të çiftit: Përrallat mbarojnë dhe jeta është e vështirë

Babai i Kiarës Arbeni ka qenë i ftuar në “E Diell” ku ka zbuluar përshtypjet e tij pas ceremonisë së Luizit dhe Kiarës.

“I gjithë ky Big Brother ka qenë si përrallë dhe përrallat mbarojnë me fund të bukur. Kam pasur gjithë besimin te Kiara, pasi nuk më ka tradhtuar kurrë me vendimet që ka marrë.

Tani ata duhet ta kuptojnë se Big Brother ka përfunduar dhe se jeta është e vështirë me të gjitha të mirat e saj. Jam i sigurt që do e përballojnë mirë. Luizi është një djalë shumë i zgjuar dhe inteligjent. Do e mbajë mirë Kiarën”.

A është i gatshëm babi i Kiarës për tu bërë gjysh.

“Kam qenë me kohë. Thonë se fëmija i fëmijës duhet më shumë se fëmija jot. Dua që këtë ndjesi ta provoj sa më shpejt”,deklaroi babai i Kiarës.

SHKARKO APP