Babai i saj në gjendje të rëndë shëndetësore, Çiljeta braktis emisionin

Çiljeta Xhilaga nuk ka marrë pjesë në emisionin ku ishte e ftuar mëngjesin e sotëm, ashtu siç ishte parashikuar, për shkak se babai i saj ndodhet në gjendje të rënduar nga Covid-19.

Ka qenë pikërisht moderatori  i “Wake Up”, Isli Islami, i cili bëri me dije lajmin, duke zbuluar kështu arsyen se pse këngëtarja e njohur nuk kishte shkuar në studio.

”Kêngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e Wake Up këtë mëngjes, na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim nga Covid-19. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit“,- tha Isli.

SHKARKO APP