Baker: Marilyn Monroe është gjallë
Aktorja dhe modelja, Marilyn Monroe u gjet e vdekur nga një mbidozë në shtëpinë e saj në Los Angeles, më 5 gusht 1962. Që pas vdekjes së saj janë ngritur shumë teori. Së fundmi në 93-vjetorin e ikonës së filmave është deklaruar se Marilyn është gjallë.
Autori i “Marilyn Monroe Alive in 1984”, John Baker pretendon se u takua me aktoren rreth 22 vite pasi u deklarua vdekja e saj. Ndërsa publikoi edhe një video në YouTube me titullin: “Marilyn Monroe ishte gjallë në vitin 1984, nuk vdiq më 1962.”
Sipas pohimeve vdekja e saj u organizua. “Psikologu i Monroe, Greenson, e futi në një psikiatri në New Brunswick të Kanadasë për shkak të gjitha kërcënimeve në jetën e saj dhe gjendjes së rënduar mendore të aktores që po vuante nga gjithë ajo trazirë. Marilyn u mbajt në instituticion për rreth 20 vite,”-tha ai. Ndërsa John pretendon se ka njohur një grua me emrin Norma Jeane në Kanada. Norma Jeane ishte emri i vërtetë i Marilyn. “Ajo këndonte njësoj si Monroe dhe dukej se dinte gjithçka për jetën e saj,”-tha John.
KOHA JONË SONDAZH

