Balerinën e kap kriza epilepsisë në koncertin e Iggy Azalea

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur gjatë koncertit të Iggy Azalea. Një nga balerinat është rrëzuar në skenë gjatë performancës së reperes pasi e kapi kriza e epilepsisë.

Azalea ndodhej në mes të skenës duke kënduar “Black Widow” në stadiumin “Maracana” në Rio de Janeiro kur balerina u rrëzua.

“Dikush të sjellë mjekun këtu,”-tha ajo. Por reperja nuk e ndaloi këngën. Iggy u kthye drejt turmës së fansave duke këduar ndërsa kërcimtarët e tjerë po përpiqeshin të ndihmonin kolegen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 15 sekondash më në fund muzika u ndërpre dhe në skenë erdhën mjekët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa nga fansat reaguan me zemërim ndaj Azaleas, e cila filloi performancën pavarësisht rrëzimit në skenë të balerinës.

Ata thanë se reperja duket të kishte ndaluar menjëherë performancën derisa balerina të ishte në rregull. Por këngëtarja u shpreh: “Dua t’iu them që kërcimtarja ime është në rregull. Unë mendova se ajo thjesht u rrëzua, ndrydhi kyçin e këmbës. Mund të tingëllojë ashpër, por ju duhet të vazhdoni të këndoni derisa muzika të ndalojë dhe të kërkoni ndihmë, ajo çfarë unë bëra.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?