Banori i parë i ”Big Brother Kosova Vip 5” është një zhigolo
”Big Brother Kosova Vip 5” do të nis shumë shpejt. Moderatori Alaudin Hamiti ka dhënë sinjalet e para se ky edicion mund të sjellë një kast interesant, duke lënë të kuptohet se emrat që janë shqyrtuar deri më tani premtojnë shumë.
Tashmë është zbuluar edhe detaji i parë konkret për një prej profileve që pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
I pyetur nga një ndjekës nëse mund të zbulonte vetëm një banor apo karakter që do të jetë pjesë e këtij edicioni, Alaudini është përgjigjur shkurt: “Në rregull… zhigolo”.
Pa zbuluar identitetin e tij, moderatori ka konfirmuar se një prej profileve të “BBVK 5” do të jetë një zhigolo, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen për kastin e këtij sezoni.
KOHA JONË SONDAZH

