Bardh Beqiri pjesë e Big Brother VIP Kosova 5?

Emri i këngëtarit të ri të skenës, Bardh Beqiri, ka nisur të përflitet si një nga emrat e mundshëm për ”Big Brother Kosova Vip 5”, pasi ai ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Summer Spicy Show” të Toney. Gjatë intervistës, diskutimet dhe atmosfera kanë nxitur aludime në rrjetet sociale se ai mund të jetë pjesë e kastit të ri. Deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni i Big Brother VIP Kosova apo nga vetë Bardh Beqiri se ai do të jetë banor i edicionit të pestë. Çdo informacion mbetet në nivel spekulimesh derisa të publikohet lista zyrtare e konkurrentëve. Nëse aludimet rezultojnë të vërteta, hyrja e Bardh Beqirit pritet të sjellë një tjetër emër nga skena muzikore në shtëpinë më të famshme në Kosovë, por për momentin fansave u mbetet të presin njoftimet zyrtare.

View this post on Instagram

 

A post shared by ONIMA TV (@onima.tv)

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?