Bardhi rikthehet në Instagram dhe tregon që…

Artisti Bardhi dhe menaxheri i tij Jetmir Agaj kanë ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin e tyre. Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, përmes secilit njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.

“Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirë! Prej sot deshta t’ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS dhe Jetmir Agaj. Si artist, dua t’i falënderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës të parë”, shkruan Bardhi në postimin e tij në InstaStory.

Krijuesi i hitit “Betohemi” siç duket ka ndarë paqësisht rrugët me menaxherin e tij Jetmir Agaj. Ky i fundit gjithashtu konfirmoi shkëputjen e bashkëpunimit duke shpërndarë postimin e Bardhit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshja kishin pasur krisje në raportin e tyre pas pjesëmarrjes së Bardhit në Big Brother VIP Albania, në krisje ku ishte përfshirë partnerja e këtij të fundit, Sara Gjordeni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?