Bariu i famshëm në TikTok: Po të mos kisha bagëtitë, do isha aktor

Ledjon Lici është i famshëm në TikTok, por thotë profesioni i bariut po zhduket. Ai e ka trashëgimi nga familja dhe do vijojë të kullosë bagëti, ndërsa e ndërthur punën dhe me live-t në TikTok, por nëse nuk do kishte bagëtitë e tij, nuk do i dilte llogaria për të punuar te tjetri.

Për të mungesa e mbështetjes nga shteti bën që ky profesion të ushtrohet gjithnjë e më rrallë. E nëse nuk do të ishte bari? Ai u shpreh për ”Eruonews Albania”, se i pëlqen aktrimi. Edhe në TikTok, krijon poezi ndërsa frymëzohet nga natyra dhe i interpreton ato.

Ndër të tjera i pëlqen të bëjë humor dhe të pasqyrojë realitetin te publiku. Sipas bariut, një pjesë e moshatarëve të tij kanë turp të ekspozojnë punën që bëjnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?