Bashkëshorti miliarder i Angela Martinit në burg për trafik droge, modelja seksi sqaron të vërtetën
Angela Martini ka mohuar lajmet se bashkëshorti i saj miliarder, Dragos Savulescu, është arrestuar për trafik droge.
Modelja shqiptare zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram dhe një prej tyre e pyeti nëse është e vërtetë që partneri i saj ka përfunduar në burg.
“E pavërtetë”- ishte përgjigja e Angela Martinit.
Fansat e modeles seksi ishte gjithashtu kuriozë të dinin nëse ajo ka dalë ndonjë herë pa brekë.
Dhe Angela Martini e aprovoi, duke thënë: “E vërtetë!”
Ndërsa pyetjes nëse është shtatzënë, ajo u përgjigj se nuk është e vërtetë.
Modelja dhe bashkëshorti i saj jetojnë së bashku në SHBA dhe janë martuar në vitin 2017.
Pak kohë më u përfol se miliarderi rumun ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk shfaqej krah modeles në rrjetet sociale.
Madje u pretendua se Angela Martini i dha fund martesës, por ajo u shfaq më e dashuruar se kurrë pranë bashkëshortit, duke publikuar foto romantike në rrjetet sociale.