Bashkëshortja e Erikut sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

Për herë të parë në “Fan Club”, bashkëshortja e Erik Lloshit, Romina, foli pas aludimeve se marrëdhënia mes tyre ishte krisur për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarit në Big Brother VIP.

Ajo sqaroi se nuk kishte qenë dakord për hyrjen e tij në Big Brother, por tashmë e mbështet plotësisht, edhe pse nuk përkrah sjelljet e tij më të forta.

“Nuk kam qenë kurrë dakord që të futej në Big Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur të ekspozohem. Kam dashur që jetën personale ta kisha timen dhe të mos isha në syrin e publikut.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Eriku ka temperament të fortë, është shumë gjaknxehtë. Kjo ishte arsyeja pse i thashë të mos futej në Big Brother, sepse aty njerëzit luajnë me çdo kartë. Ai është një njeri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa e portretizojnë”, u shpreh Romina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo shtoi se më parë Eriku kishte marrë ftesa për të hyrë në program, por ajo kishte thënë kategorikisht jo. “Këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë se do të merrja valixhet dhe do të largohesha, por tani e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah”, përfundoi bashkëshortja e këngëtarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?