BBVK 5 mund të nisë më herët, Olsa Muhameti zbulon planin për sezonin e ri
Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” mund të rikthehet në ekran më herët nga sa pritej.
Producentja e reality-showt, Olsa Muhameti, ka bërë të ditur se ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e spektaklit, por ka sinjalizuar se këtë vit starti mund të jetë gjatë muajit tetor.
“Nuk e kam një datë, por besoj më shpejt se vitin e shkuar, më herët. Vitin e kaluar ka shkuar në fund të nëntorit, shpresoj dhe besoj që në tetor”, është shprehur Muhameti në Klan Kosova.
Nëse ky plan realizohet, BBVK 5 do të nisë disa javë më herët krahasuar me edicionin e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

