Bebe Rexha bëhet zyrtarisht këngëtarja e 23-të më e dëgjuar në planet

Shqiptarja Bebe Rexha, ka theksuar përsëri emrin e saj si një nga artistet më të ndjekura, duke arritur një rekord mahnitës prej 14 miliardë dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhe në botë.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare ka shpërndarë një postim në të cilin thuhet se ”Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”.

Bebe Rexha, e cila rrjedh nga një familje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ka qenë në qendër të vëmendjes së industrisë së muzikës që nga debutimi i saj në skenën botërore. Me një zë unik dhe talent në shkrimin e këngëve, ajo ka sjellë hite të pandalshme që kanë pushtuar listat muzikore botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?