Bebe Rexha e thotë troç: I dua të pasmet e mia

Që pas incidentit me stilistët në “Grammy Awards” të cilët nuk pranuan të vishnin këngëtaren  Bebe Rexha, për shkak të peshës së saj trupore, kjo e fundit është kthyer në një nga personazhet që promovon dashurinë për veten në rrjete sociale.

Kohët e fundit Bebe ka publikuar në rrjete sociale disa foto me bikini në plazh ku ka theksuar se janë pa fotoshop dhe se çdo grua apo vajzë duhet ta dojë veten dhe trupin e saj ashtu siç është.

“TMZ” ka shkruar se këngëtarja me origjinë shqiptare është ndaluar nga disa gazetarë pasi ka mbërritur në aeroport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata e kanë pyetur pikërisht në lidhje me këto foto dhe mesazhet që Rexha do të përcjellë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E dua trupin tim. I dua të pasmet e mia të shëndosha dhe jam shumë krenare për këtë”, -është shprehur Bebe.

Më herët ajo ka theksuar gjithashtu se nuk ka kryer asnjëherë operacione plastike ashtu siç është aluduar më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?