Bebe Rexha ëndrrën e bën realitet, bashkëpunimi me fotografen gjermane
Këngëtarja botërore me origjinë shqiptare, Bebe Rexha krahas projekteve muzikore, ka realizuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha. Ajo ka zhvilluar një set fotografik me fotografen gjermane, Ellen von Unwerth.
Këngëtarja duket mjaft e emocionuar, duke treguar për fansat se kjo ka qenë një nga ëndrrat e saj dhe akoma i duket e pabesueshme.
“Puna me Ellen von Unwerth ishte një nga ëndrrat e mia më të mëdha duke u rritur. Mbaj mend që pashë fotot e saj në internet dhe mahnitesha çdo herë. Puna e saj me Rihanna janë disa nga fotot më të mrekullueshme që kam parë ndonjëherë. Faleminderit shumë Ellen që më zgjodhe, më frymëzove dhe ishe absolutisht e pabesueshme“,- shkruan këngëtarja.
View this post on Instagram