Bebe Rexha flet për rëndësinë që ka kënga ”New Religion”: Letër dashurie për muzikën

Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka zbuluar historinë personale dhe kuptimin emocional që mbart kënga e saj më e re, “New Religion”. Kjo këngë ka një peshë të veçantë për Bebe-n, për të cilën artistja thotë se është një “letër dashurie për muzikën”. “New Religion” është pjesë e albumit të saj të ri “Dirty Blonde”, një epokë e re në karrierën e saj, ashtu siç e ka përshkruar edhe vetë Bebe.

Së fundmi, me njoftimin e publikimit të këngës, ajo ka ndarë me publikun e gjerë se kur nisi këtë epokë të re, ishte në një periudhë shumë të errët: ”Kur fillova këtë epokë të re, isha në një periudhë shumë të errët. Isha e frustruar, e zemëruar dhe shumë e dëshpëruar. Ndihesha sikur isha në një kafaz dhe pavarësisht sa fort bërtisja, isha e bllokuar. Dhe sinqerisht nuk e dija se si do të arrija të dilja prej tij. ”New Religion” është letra ime e dashurisë për muzikën. Streha ime. Shpëtimi im në pistën e vallëzimit. Flet për të kujtuar se muzika ka qenë gjithmonë aty për mua, në çdo moment të mirë dhe në çdo moment të vështirë”.

Bebe Rexha mes tjerash ka shprehur edhe mirënjohjen e thellë për grupin legjendar Faithless, që i lejoi të përdorte një prej regjistrimeve më ikonike të muzikës dance.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Bebe Rexha & Faithless - New Religion

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?