Bebe Rexha flet shqip për shqiptarët e Kosovës: Jam shumë e lumtur që po vij në Prishtinë
Bebe Rexha do të jetë në Kosovë për herë të parë, për të performuar në festivalin ”Sunny Hill”, të organizuar nga Dua Lipa. Ylli botëror i muzikës me origjinë shqiptare është shprehur tejet e emocionuar për këtë rast të veçantë. Në një video të publikuar në InstaStory, ajo iu drejtua fansave të saj në Kosovë me një mesazh në shqip. “Përshëndetje, jam shumë e lumtur që do të vijë në Prishtinë, pasi është hera e parë që e vizitoj Kosovën. Mezi po pres të jem në mesin tuaj, më 25 korrik në Sunny Hill Festival”, tha ajo në video, duke folur një shqipe të rrjedhshme.
View this post on Instagram