Bebe Rexha ”kapet mat” me të dashurin, e thjeshtë pa makeup
Para disa ditësh , këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha publikoi një video në rrjete sociale, që i bëri të gjithë fansat e saj të reflektonin. ”Daily Mail” ka publikuar së fundmi disa foto paparaci të artistes, që është “kapur mat” duke shëtitur pranë bregdetit me të dashurin e saj, Keyan Safyari.
Ata të dy kanë përfituar nga moti i ngrohtë dhe kanë dalë bashkë me biçikleta për shëtitje. Ajo që ju ka tërhequr vëmendjen të gjithëve ishte pamja e Bebes. Këngëtarja dukej po njësoj, shumë e thjeshtë, pa pikë grimi në fytyrë.
Bebe Rexha ka thuajse një vit që po jeton një histori të bukur dashurie me Safyari. Ajo ka treguar më herët se partneri i saj e mbështet shumë.