“Bebe Rexha ndërron jetë nga mbidoza”, reagon ashpër këngëtarja
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është tronditur pasi ka parë lajmet që raportonin se ajo kishte ndërruar jetë nga mbidoza e drogës.
Këngëtarja thjesht kishte zgjedhur të mos përdorte rrjetet sociale për 3 ditë dhe mediat e kishin shpallur të vdekur nga mbidoza. Edhe pse lajmi ishe i rremë, përdorues të ndryshëm në rrjetet sociale bënë homazhe për këngëtaren.
Një status në “Twitter” shkruante për Bebe Rexhën: “Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”.
Ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka përgënjeshtruar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ndihej e tmerruar nga lajmet.
Bebe Rexha shkroi: “O Zot i madh! Jesus! Unë qëndroj pa përdorur rrjetet sociale për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e drogës?!”