FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bebe Rexha ndërron jetë nga mbidoza”, reagon ashpër këngëtarja

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është tronditur pasi ka parë lajmet që raportonin se ajo kishte ndërruar jetë nga mbidoza e drogës.

Këngëtarja thjesht kishte zgjedhur të mos përdorte rrjetet sociale për 3 ditë dhe mediat e kishin shpallur të vdekur nga mbidoza. Edhe pse lajmi ishe i rremë,  përdorues të ndryshëm në rrjetet sociale bënë homazhe për këngëtaren.

Një status në “Twitter” shkruante për Bebe Rexhën: “Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka përgënjeshtruar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ndihej e tmerruar nga lajmet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bebe Rexha shkroi: “O Zot i madh! Jesus! Unë qëndroj pa përdorur rrjetet sociale për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e drogës?!” 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?