Bebe Rexha ‘ndezi’ atmosferën në koncertin e ‘Linkin Park’
Viti 2017 për këngëtaren me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha është pothuajse më i miri në karrierën e saj.
Përveç projekteve muzikore të cilat i lansoi këtë vit dhe që u pritën mirë nga publikur, Bebe ka qenë vazhdimisht e angazhuar në koncerte nëpër vende të ndryshme të botës.
Pas përfundimit të turneut veror, Bebe nuk u ndal por vazhdoi ende me koncerte, por për shkaqe shëndetësore disa prej tyre ishte detyruar t’i anulonte.
Mbrëmë ajo iu rikthye sërish skenës dhe performoi si e ftuar speciale në koncertin e “Linkin Park”.
Grupi i njohur “Linkin Park” ka organizuar koncert për nderë të anëtarit tashmë të ndjerë të këtij grupi, Chester Bennington.
Pas përfundimit të koncertit, Bebe ndau disa imazhe bashkë me ndjekësit dhe me emocione shkroi “Shumë e emocionuar. Faleminderit @linkinpark dhe @steveaoki që më ftuat të bashkohem në këtë moment të veçantë. Gjithmonë do ta vlerësojë dhe do ta dua Chesterin”.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Bebe Rexha është “Meant to Be” me të cilin ka marrë mbi 9 milionë klikime.
©