Bebe Rexha ndryshon stil, bashkëpunim me muzikantë “country”
Një ndër këngëtaret më të njohura në botë, Bebe Rexha ka sjellë hitin e ri muzikor “Meant to be” në bashkëpunim me grupin country, Florida Georgia Line. Ata e sollën këngën e zhanrit pop vetëm me audio dhe tekst para disa kohësh, ndërsa këtë herë i kanë bashkëngjitur klipin. Atë e kemi parë shpesh me këngëtarë të njohur, por asnjëherë me ata që nuk janë pjesë e rrymës së saj muzikore, por janë përshtatur mjaft mirë. Bebe është shfaqur më seksi se kurrë duke qëndruar si kamariere dhe duke pritur për një makinë në rrugë. Në fund tregohet suksesi i saj, ku së bashku me këngëtarët e muzikës country performojnë në një skenë të madhe. Ky është suksesi i radhës për bukuroshen nga Shqipëria, projekti i së cilës ka arritur më shumë se 10 mijë klikime në pak minuta.