Bebe Rexha në kërkim të dashurisë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka thënë se është në kërkim të një të dashuri, por frikësohet se ai mund ta trajtojë keq gjatë lidhjes.

Duke folur për këngën “[Not] The One”, Bebe ka thënë se frikësohet se do t’i thyhet zemra përsëri, pasi më herët veçse e ka pasur të thyer.

“Mendoj se të gjithë duam të dashurojmë dhe kemi frikën të jemi të vetmuar dhe për njëfarë kohe isha në këso momente”, ka thënë Bebe Rexha.

“Tani jam kështu: ‘Mund të më duash dhe unë mund të ndjej, por mos më dashuro ose mos më mbaj shumë gjatë’”, ka treguar Bebe, duke shtuar se tani për tani është beqare, por nuk ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të jetë në lidhje.

SHKARKO APP