Bebe Rexha publikon mesazhet e futbollistit të martuar që e ngacmonte
Ditën e sotme këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram mesazhet ku një futbollistë i njohur e ngacmonte.
Ajo nuk ka preferuar t’ia thotë emrin dhe me pak fjalë kërkon të mos e bezdis më.
Si fillim këngëtarja e nis: “A keni patur ndonjëherë atë djalin që shkon dhe vjen në jetën tuaj. Ata janë tradhtarë dhe të harxhojnë kohën”.
Pastaj ajo publikon mesazhin kur futbollisti i shkruan se kur do ta shikonte, ndërsa Bebe i ishte përgjigjur: “Do të performoj në natën e Vitit të Ri në NBC”.

Pas këmbënguljes së tij, ajo shkruan: “Je i martuar dhe ke tre fëmijë. Ji një model i mirë dhe luaj sportin tënd dhe më lër të qetë”.

KOHA JONË SONDAZH

