Bebe Rexha rikthehet pas 12 vitesh në vendlindjen e të atit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është rikthyer në vendlindjen e të atit pas 12 vitesh.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga vizita, ndërsa shtoi se rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese.

Bebe Rexha ka vizituar edhe varrin ku prehet gjyshi i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artistja e ka mbyllur shkrimin me faktin që vizita në Shqipëri i kujtoi rëndësinë e lidhjeve familjare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?