Bebe Rexha rrëfen periudhën e vështirë: Nuk dola 3 muaj nga shtëpia
Këngëtarja e njohur me orgjinë shqiptare Bebe Rexha, nuk e ka pasur aspak kompleks që të hapet për problemet e shëndetit mendor, përballjet me ankthin dhe periudhat e errëta në jetën e saj. Ajo ka bërë një rrëfim të rrallë për “Time To Walk” ku dhe ka zbuluar mjaft të pathëna nga jeta e saj private. Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se si i ka ardhur frymëzimi për hitin global “Monster”.
“U mbylla në shtëpi për tre muaj, nuk pranoja të largohesha. Babai im vinte në dhomën time të gjumit, më kapte dorën dhe më thoshte: Le të dalim pak, duke më marre me zor të shkoja në një shëtitje me të.
Më kujtohet rruga që bënim. Unë i jam mirënjohëse babit tim për shumë gjëra, por e vetmja gjë për të cilën jam gjithmonë falënderuese për të është në atë kohë kur isha në errësirën time dhe motivimin më të ulët, ai thjesht më kapte dorën dhe më ftonte të dilnim bashkë. Ne ndalojmë së kërkuari përbindëshat që janë nën shtrat kur kuptojmë se janë brenda nesh” nga ky edhe lindi frymëzimi për krijimin e hitit global “The Monster.
Është kaq e pabesueshme se si një situatë e errët mund të çojë në diçka kaq të mrekullueshme dhe kaq të bukur. Asnjëherë nuk e dini se ku do të çojë diçka”, tha Bebe. Në rrëfimin e saj, artistja tregoi se muzika është shërimi i saj.