Bebe Rexha tenton të zgjerojë vrimën e veshit, shihni çfarë bën këngëtarja

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke mos hezituar të tregohet sa më e hapur me fansat e saj.

Së fundmi, 31-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa video rresht, ku tregonte mënyrën se si po përpiqej në kushte shtëpie të zgjeronte një nga vrimat në veshin e saj.

Ajo kishte probleme me vathët, pasi në një kohë të gjatë të mos vendosjes së tyre, vrima ka filluar të zgjerohet, teksa në video shqiptarja ka treguar se si po mundohet ta zgjerojë atë me akull, limon dhe një hekur të nxehtë.

“Mos e provoni këtë në shtëpi”, thotë ndër të tjerash Bebe Rexha teksa vazhdon të përpiqet për të hapur sa më shumë vrimën e veshit.
Ajo më pas i pyeti fansat nëse mendonin se “është e çmendur” për këtë që po bënte, por duke qenë një tip shumë sportiv, Rexha nuk heziton që të ndajë me ndjekësit edhe momente të tilla nga jeta e përditshme.

Për sa i përket muzikës, ajo është në përfundim e sipër të një projekti të ri muzikor i cili titullohet “Sabotage”, dhe do të jetë i gatshëm shumë shpejt për fansat.

SHKARKO APP