Beckham i shkatërruar, dhimbja që e ka pushtuar: Nuk do të jetë më si më parë…

Një humbje e madhe ka trishtuar Manchester United, pas vdekjes së Kath Phipps, recepsionistes së njohur të “Djajve të Kuq”, e cila ka qenë gjithmonë pranë legjendave të klubit, duke i mbështetur ato nën hijen e “Old Trafford”. Ndër këto legjenda përfshihet edhe David Beckham, i cili ka pasur një lidhje të veçantë me figurën e Kath, e cila e shoqëroi gjatë gjithë periudhës së tij tek ekipi i Sir Alex Ferguson.

Beckham ka ndarë një mesazh prekës në kanalet e tij sociale për të kujtuar me dashuri Kath pas më shumë se 55 vitesh shërbimi te Manchester United. Një ngjarje e veçantë e lidh ish-lojtarin e Real Madridit me recepsionisten legjendë, e cila ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare:

“U transferova në Manchester kur isha 15 vjeç dhe Kath i premtoi mamit dhe babit tim: Do të kujdesem për djalin tuaj, mos u shqetësoni. Një premtim të cilin e mbajti që nga dita e parë deri në ditën e fundit që kalova me të. ‘Old Trafford’ nuk do të jetë më si më parë pa buzëqeshjen tënde kur kalonim ato porta. Të duam!”

SHKARKO APP