Beckham puth sërish të bijën në buzë, moderatori: E frikshme

Ndonëse kjo nuk është hera e parë, që David Beckham puth në buzë vajzën e tij 7-vjeçare Harper kjo gjë sërish ngjall debate në media. Këtë herë edhe moderatori i njohur, Piers Morgan ka reaguar në emisionin e tij të mëngjesit:

“Është shumë e ëmbël… Por pse duhet që një baba ta puthë të bijën në buzë? Nuk e kuptoj, është e frikshme. Pastaj e poston këtë për botën – Pse duhet ta postosh? E çuditshme, e çuditshme, thjesht e çuditshme”, shkruan The Sun.

Ndërkohë moderatorja Susanna Reid e mbrojti veprimin e Beckham duke e cilësuar si thjesht shfaqje afeksioni, por gjithsesi u shpreh se nuk është e përshtatshme për t’u postuar online. Por David e ka sqaruar disa herë se nuk ka ndërmend të kërkojë falje sepse kjo është mënyra e tij e prindërimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë i puth të gjithë fëmijët e mi në buzë. Brooklyn ndoshta jo. Ai është 18 vjeç dhe mund t’i duket e çuditshme. Por unë jam shumë i dashur me fëmijët. Kështu jemi rritur unë dhe Victoria, dhe kështu sillemi me fëmijët tanë.”- u shpreh ai në një video live në Facebook dy vjet më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?