Befason Elgit Doda: Për shtatzëninë e Kleas unë nuk di gjë…(VIDEO)
Elgit Doda, kantautori që u celebrua vetëm para pak kohësh me partneren e tij, Klea Hutën është shprehur se nuk di asgjë për shtatzëninë e gruas së tij. I ftuar në “Wake UP”, Doda u pyet se si do ia bëjë tashmë që do shtohet në familje dhe do t’i duhet të zgjohet herët apo të rrijë natën pa gjumë. I habitur për këtë gjë, Elgiti tha se nuk e kuptonte pse duhet të rrinte zgjuar natën.
Pjesë nga biseda
Elgit Doda: Pse do rri zgjuar unë…?
Isli: Atëherë do shtoheni në familje…
Elgit Doda: S’di gjë.
Ori Nebijaj: Nuk të ka thënë gjë gruaja.
Elgit Doda: E dini ju të dy dhe s’e di unë.
Isli Islami: E tha kafja, e pive e le aty dhe ne e pamë. Pret djalë dhe del një rrugë e gjatë
Elgit Doda: Nuk di gjë.
Ori Nebijaj: Ore, portalet kshu shkruajnë.
Elgit Doda: Portalet ç’nuk shkruajnë unë për momentin nuk di gjë.