Befason Labi, krahason veten me Luizin: Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër

Një deklaratë e papritur e Labit ka tronditur banorët e Big Brother VIP Kosova gjatë një momenti të përgatitjes për të ngrënë. Ai me një ton të vendosur dhe të lartë, komentoi: “Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër, bravo Luizi, Luiz dyshi”. Komentet e tij nuk kaluan pa u vënë re nga Klodi, i cili e sfidoi menjëherë: “Qysh e krahason veten me Luizin?”

Labi nuk u ndal dhe vazhdoi, duke i thënë vetes me zë të lartë “bravo”, ndërsa Klodi i rikujtoi: “Ty të duhet 1 milion vite të jetosh, për t’u bërë çereku i Luizit. Ti as deri te thonjtë e Luizit nuk je”.

Megjithatë, Labi nuk nguroi të theksojë edhe vështirësitë me të cilat Luizi ka përballuar shtëpinë: “Kane tentuar edhe atë ta gjuajnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klodi vazhdon: Luizin edhe e kanë dashur. Janë munduar ta kundërshtojnë, por edhe e kanë dashur vetë banorët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta brenda shtëpisë, duke nxitur diskutime për marrëdhëniet dhe strategjitë mes banorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?