Bëji ondet në shtëpi si Ema Stone

Shpesh, të vjen dëshira për t’i pasur flokët me onde pa asnjë arsye të veçantë, mirëpo të shkosh te parukierja nuk është rruga më e lehtë. Pa shpenzuar para dhe në fare pak kohë, mund t’i bësh në shtëpi. Format do të mbajnë përgjatë gjithë ditës dhe pamja jote do të ndryshojë. Nëse i ke flokët e hollë do të duken me më tëper volum dhe modeli nuk do të jetë shumë i ngrehur.

E bën shpesh këtë edhe aktorja Ema Stone. Ajo ka treguar në Instagram se si e ka shijuar këtë proces argëtues që ka pasur rezultate të mira. Bashkë me shoqen e saj të aventurave të salloneve të flokëve, kanë provuar bikutinat magjike që i kanë dhënë këto rezultate./Living

Image

SHKARKO APP