Bën 40-vjeç, Beyoncé letër emocionuese për fansat

Mbretëresha e popit, Beyoncé e cila festoi 40-vjetorin, reflektoi për datëlindjen përmes një letre emocionuese të shkruar me dorë, dedikuar fansave të saj. Një letër e cila u postua në website-n e saj, Beyoncé shkruan se më në fund po shijon frytet e punës dhe po bën limonadë me limonët e jetës. Beyonce tha se ajo “qau me lot gëzimi” sepse kjo ishte periudha kur “u ndje më mirë në jetë”.

Pjesë nga letra

Sa më e pjekur të bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im. Ndjej një liri dhe çlirim duke e ditur se kam arritur në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje për të shijuar frytet për të cilat kam punuar aq shumë për të mbjellë gjithë jetën. Shumica prej jush më njohën kur isha 15 vjeç dhe ne jemi rritur së bashku. Ju sillni shumë gëzim në jetën time. Shpresoj që arti im të vazhdojë të sjellë pak gëzim në jetën tuaj.

SHKARKO APP