“Bën si mizë”, çfarë ndodhi mes Erjolës dhe Françeskës?

Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.

Pa Filtra, një rubrikë e “E Diell“, nuk ka asnjë filtër për njerëzit që duan të prekin televizionin për 1001 arsye. Një i panjohur por me një histori frymëzuese apo ëndërr të madhe përballet në studio me katër figura publike ku pritet të ndodh e papritura. Plas sherri gjatë publicitetit të rubrikës “Pa Filtra” në E Diell, mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit. Shkak u bë ndërprerja e komentit të Doçit, nga Murati. Panalistet vijuan sherrin për disa minuta rresht, ku u desh ndërhyrja dhe vendosja e rregullit nga moderatori Ronaldo Sharka.

Murati: Pusho pusho se po na dhembin veshët.

Doçi: Nxjerr mjaltë nga goja…

Murati: Jam mjaltë vetë zemra.

Doçi: Oh e tmerrshme!

Hysenaj: Ron o vendos rregull, o…

Doçi: Po për kokën time Ronaldo. Përtej shakave më thotë ‘pse i bën gocës atë koment?’ po prit o gocë, të mos hajë kjo (goja) para kësaj (mendjes).

Murati: O Erjola po do i bëjmë replika njëra-tjetrës.

Doçi: Mos më ndërhy pa më dëgjuar deri në fund!

Murati: Komenti yt ishte pa lidhje dhe unë të ndërpreva.

Doçi: Zhzhzh bën si mizë, mushkonjë.

SHKARKO APP