”Bëni gati valixhet”, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët e BBVA3. Vendimi do jepet të martën në Prime

Vëllai i Madh ka marrë një vendim për të dënuar të gjithë banorët e ”Big Brother Albania Vip 3”, për shkak se kanë thyer rregullat.

Në zarfin e kuq thuhet se të gjithë banorët duhet të bëjnë gati valixhet, pasi kanë thyer rregullat e formatit, siç është mbajtja e syzeve në ambientet e brendshme, dëmtimi i mikrofonave, personifikimi i vëllait të madh, etj. Vendimi se çfarë do të ndodhë, pritet të merret nesër në Prime.

“Banorë, në shtëpi janë thyer vazhdimisht rregullat e vëllait të madh si: pëshpëritja, mbajtja e syzeve, pëshpëritja në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambienteve të shtëpisë, personifikimi i vëllait të madh. Në mënyrë që publiku të respektohet, vëllai i madh është i detyruar, të marrë masa. Të gjithë duhet të bëni gati valixhet. Vendimi do të merret nesër”,-thuhej në zarfin e kuq, që u lexua nga Romeo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?