Bëni mirë të mos dashuroheni me njëri-tjetrin. Këto shenja horoskopi nuk zgjasin shumë

Dashi (21 Mars-19 Prill)

Nuk duhet të lidheni me një Bricjap! Dashi thyen rregulla ndërsa Bricjapi bën rregulla. Do ndiheni vazhdimisht të kritikuar dhe do ta frikësoni Bricjapin që zakonisht sillet aq mirë. Spontaniteti është emri juaj i dytë, ndërsa Bricjapi nuk del dot as për darkë pa bërë një rezervim më parë.

Demi (20 Prill-20 Maj)

Mos u lidhni me një Ujor! Juve ju pëlqejnë rregullat e traditat, ndërsa Ujori është shumë robotik. Në lidhje, ju jeni zemra dhe ngrohtësia me një gotë shampanjë dhe çokollata franceze. Ujori vepron në një paradoks të ngatërruar mes logjikës dhe rebelimit. Pas disa takimesh do të kuptoni edhe që nuk ju plotëson materialisht dhe janë shumë kurnacë.

Binjakët (21 Maj-20 Qershor)

Rrini larg Akrepit. Marrëdhënia juaj do të ishte shumë e nxehtë dhe çdo gjë do të rrotullohej rreth seksit. Por Akrepi do t’ju kërkojë besnikëri dhe ekskluzivitet që përpara se të putheni. Sharmi i tyre është tepër manipulues dhe përpara se ta kuptoni, do ju kenë shndërruar në skllavin e mbretërisë së tyre.

Gaforrja (21 qershor- 22 Korrik)

Nuk duhet të dilni me një Shigjetar! Shigjetari është i egër dhe i lirë, e do të hyjë në jetën tuaj si tornado. Kjo ju duhet që të dilni jashtë guaskës tuaj, por ndërkohë ky proces do t’ju shkaktojë ankth pafund. Shigjetari udhëton, eksperimenton dhe provon gjëra të reja gjithë kohës, e kjo bie ndesh me traditat tuaja, me nevojat për siguri dhe familjaritet.

Luani (23 Korrik- 22 Gusht)

Mos u lidhni me një Peshk. Janë ëndërrimtarë dhe do ju magjepsin shpejt. Do ju ngrenë në ajër do ju bëjnë të shkëputeni nga realiteti. Por përtej fantazive, do të kthehet stresuese luhatja e humorit dhe depresioni. Çdo veprim normal të Peshqve ju do e merrni personale dhe do mendoni se problem jeni ju. Problem tjetër është që të dyja shenjat nuk dinë të menaxhojnë paratë dhe gjasat janë të mbyteni në borxhe.

Virgjëresha (23 Gusht-22 Shtator)

Larg Peshores! Takimet tuaja të para do të jenë magjike. Ata do ju vlerësojnë, do ju kuptojnë në çdo gjë. Por kjo nëse do të jeni në gjendje të lini takime. Emri i dytë i Peshores është “ndoshta”. Ata zor se u qëndrojnë planeve dhe nuk përfshihen emocionalisht. Durimi do ju soset dhe kjo do të nxjerrë në pah anën më të keqe tuajën.

Peshorja (23 Shtator- 22 Tetor)

Mund ta merrni me mend që shenja që duhet të shmangni është Virgjëresha. Keni shije dhe zakone të njëjta dhe në fillim çdo gjë do të shkojë mirë. Por Virgjëresha është vazhdimisht në një mision vetë-përmirësimi. Do të ndiheni të nxitur e të detyruar të bëni gjëra për të cilat nuk jeni dakord, e kjo do ju lodhë. Një arsye tjetër është që ju nuk kurseheni me dhurata për njerëzit që adhuroni, nga ana tjetër, Virgjëresha mendon vetëm për vete.

Akrepi (23 Tetor-21 Nëntor)

Edhe pse magjepseni nga Binjakët, paaftësia tyre për t përkushtuar në lidhje do nxjerrë anën tuaj më të keqe! Do bëheni xheloz, dyshues, lunatik dhe të fiksuar.

Shigjetari (22 Nëntor- 21 Dhjetor)

Do ishit shokë shumë të mirë me Gaforret por kur vjen puna te lidhjet do ju bëjnë të villni! Janë të ëmbël për të ngjitur, çdo lidhje duan ta kthejnë serioze. Janë aq romantikë sa ende dërgojnë letra dashurie. Kjo është shumë për ta duruar për një Shigjetar.

Bricjapi (22 Dhjetor- 19 Janar)

Te shenjat e horoskopit, ju jeni babai dhe dashi është fëmija nevojtar. Papërputhshmëria juaj është më e madhe se e të gjithë shenjave të tjera. Dashi do të harxhojë të gjithë pasurinë tuaj ndërkohë që ruan të veten.

Ujori (20 Janar- 18 Shkurt)

Ju e admironi Demin por nuk do ta kuptoni kurrë pse ata kanë nevojë të dëgjojnë “Të dua” gjithë kohës. Përveç kësaj, Demi ka shije shumë të shtrenjta që ju si shenjë humanitare nuk i pranoni dot. Ndërkohë që ata porosisin midhje dhe haviar, ju ato para do të donit t’i shpenzoni për bamirësi.

Peshqit (19 Shkurt- 20 Mars)

Luani në fillim do ju magjepsë me xhentilesën e tij dhe gjestet romantike. Më vonë do kuptoni që dëshironi diçka më të thellë se një Luan që vazhdimisht mburret për veten. /Living.al

SHKARKO APP