Besa futet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP! Do të performojë këngën ”Titan”, përfaqësuese në Eurovision

Besa Kokëdhima, do të surprizojë sonte banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, për të promovuar këngën përfaqësuese në Eurovision, “Titan”.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në profilin zyrtar të BBVA në Instagram. “Besa Kokëdhima, e ftuar sonte në shtëpinë e Big Brother Vip”, shkruhet bashkëngjitur me foton e artistes.

Besa do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision 2024”. Vendi ynë ishte një nga tre vendet e para që zbuloi këngën që do konkurrojë në këtë kompeticion.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?