Beteja ”kokë më kokë” Olta-Kiara, 3 skenare dhe fundi lojës

Nga: Redjon Shtylla

Të shtunën do të kemi finalen e parakohshme të ”Big Brother Albania Vip 2”, nisur nga beteja ”kokë më kokë” mes Oltës dhe Kiarës, pasi 86% e votueseve sipas Arbanës, e deshën këtë përballje, edhe pse kudo nëpër media dhe rrjete sociale, populli donte përballje Kristi-Qetësor, me largimin e këtij të fundit. Nejse, të rikthehemi tek ”lufta”.

Luizi, fenomeni i Big-ut e qartësoi gjatë Prime se nëse del Kiara, pas saj ikën edhe ai. ”Jo presion”, thotë Luizi, por nëse fansat e tij nuk arrijnë që të nxjerrin Oltën të shtunën, sipas tij, Big-un në finale ai nuk e fiton. Me logjikë është e saktë, e pastër dhe me vend. Çdo lojtar mat audiencën, edhe pse dronat ndaj tij dhe kurorat me ”Big Love” e kanë vërtetuar se publiku është me të.

”Big Brother” nuk është format i lehtë, është një luftë brenda produksionit, luftë brenda në shtëpi dhe një më e madhe që bëhet nga njerëzit e personazhe vip. Fenomenet nuk fitojnë, kjo në drejtim të trofeut si në këtë rast është prej kartoni dhe me vlerë 100 mijë euro.

Beteja ”kokë më kokë” është e gjithë loja tre mujore në Big, dhe do të tregojë të shtunën fundin e këtij rrugëtimi që ka thyer rekorde audience, edhe pse si format do të zgjatet edhe me pak javë plus.

3 janë skenarët

1-Del Kiara, dhe me të në studio është edhe Luizi. Mund të jetë dramë e madhe për një popull që është i dashuruar me lojën e këngëtarit. Por ai nuk e ka presion, por vendim final. Nëse Kiara del përballë betejës me Oltën, ai del. Prej kohësh Kiara është vënë shpesh në diskutim nëse ka luajtur, dhe se rrugëtimi i saj ka shkuar deri këtu falë Luizit.

Por le të ndalemi pak më thellë. Pjesa e parë. Kiara është lojtare, edhe pse nuk ka krijuar polemika dhe debate me banorët. Nëse Luizi është fenomen, ajo është kryefjalë. Po po është kryefjalë. Me qindra video dhe foto në rrjete sociale, çdo Prime trajtohet një situatë ku ajo është e përfshirë, ka krijuar lidhje me një personazh si Luizi dhe e ka shndërruar atë në një personazh shumë më ndryshe nga çfarë ishte në ditët e para. A është Bigu një eksperiment social? Po, dhe si i tillë, Kiara u dashura me njeriun që në fillim të gjithë e tallën, e poshtëruan dhe asnjë banor nuk i qëndroi pranë.

Ajo e fali, e ndryshoi dhe u dashura me të. Çfarë duhet më për një produksion, kur një banor SHET, a është një show Bigu? Po është! Atëherë pse ende diskutohet sot nëse Kiara është lojtare, apo jo? Nëse del Kiara, të shtunën mbyllet Bigu dhe Luizi e shet finalen nga shtëpia. Por a ka më vlerë ky format pa fenomenin, pa njeriun që edhe kur është në gjumë, në shtëpi lëvizin gjërat dhe në media lexon me qindra lajme? JO!

Por pjesa e dytë. Kiara nuk ka bërë LOJË. Edhe pse ka prodhuar ngjarje me Luizin, me banorët e tjerë nuk ka pasur përballje, e as debate. Dhe nuk është vënë në testim sesa e aftë është ajo për lojën e Big-ut. Ndaj saj edhe fansat e Luizit kanë reaguar keq ndaj saj në shumë raste, nuk e kanë pëlqyer dhe vazhdimisht e kanë kritikuar atë duke thënë që nuk e ka mbështetur Luizin. Në syrin e publikut ajo është parë një imazh krah Luizit dhe ai nga dashuria, e ka ego për ta mbajtur në lojë. Kiara është një personazh që veten e kontrollon në maksimum. Nuk është në shumë momente kyçe e lirshme, por e vetë kontrolluar, dhe që nuk e lejon publikun që ta shohë atë origjinale.

2-Del Olta. Me vota popullore, aktorja Olta Gixhari sa herë që ka televotim, është e para më pak e pëlqyer, edhe pse produksioni e fal pas çdo gabimi, ja fsheh dhe e nxjerr edhe të preferuar, kur me fakte është ajo nuk është e tillë. Olta si lojtare nuk është e fortë. Është përfshirë në debate, por gjithmonë ka vënë përballë Luizit banorë të tjerë, si me rastin e Kejvinës, Amosit apo edhe me Dea Mishel. Nuk është stratege e lojës, ka bërë gabime të pafajshme, si në fillim me ”sëmundjen” e Luizit, me ofendimet që përfshijnë edhe Big Brother, dhe pas çdo zarfi të zi, gabimet i përsërit dhe nuk është dënuar me përjashtim siç është bërë me disa banorë. Olta padyshim që është zhurma e shtëpisë, është prodhim për lajme dhe situata, por si brum i fryrë me boshllëk nga brenda.

Arroganca e saj që nuk është në këtë lojë për çmimin, edhe presionet që nxorën Efin nga loja, janë pika kryesore që ajo nuk është e preferuar nga populli. Olta padyshim që është zhurma e shtëpisë, është prodhim për lajme dhe situata, por si brum i fryrë me boshllëk nga brenda. Arroganca e saj që nuk është në këtë lojë për çmimin, edhe presionet që nxorën Efin nga loja, janë pika kryesore që ajo nuk është e preferuar nga populli.

Por javët e fundit, Olta ka treguar një tjetër anë të saj, dhe luftën e ka bërë brenda shtëpisë dhe jo me publikun siç e ka bërë Luizi, dhe ai e ka thënë që ka kërkuar që të fitojë publikun. Olta me manipulimet, gënjeshtrat dhe lojën e saj në përgjithësi, është e lirë për të thënë gjithçka që mendon, edhe pse është kthyer në një personazh të ligë. Edhe pse nuk e ka përdorur kartën e gruas dhe të qenurit nënë, sërish dashurinë e publikut nuk e mori.

3-Digjet përballja-Është pika më pranë asaj që do të dëgjojmë e shohim të shtunën. Banorja Fotini është vetë-ofruar për të dalë nga shtëpia dhe kështu televotimi anulohet, por ajo nuk është pjesë në nominim dhe mund të mos e sjellë këtë anulim. Nëse del Kiara dhe ka biletë kthimi, sërish Luizi nuk do ta pranojë si rezultat. Një skenar B nga Big-u është gjithmonë, por këtë herë në lojë është fenomeni dhe një popull është me Luizin.

Luizi kërkon që të dijë nëse të shtunën do të dalë Olta, që ai e ka kuptuar që është e mbrojtur dhe nëse del ajo, Luizi është i bindur që fitoren do ta marrë, edhe pse ai është fitues prej kohësh. Fama e Luizit vetëm shtohet, dhe të gjithë duan që të përfitojnë. Instagrami i tij po shkon në 700 mijë ndjekës, edhe pse 24 orët e fundit ka një lum me lajme, që flasim për tentativa për të marrë nën menaxhim këtë profil nga stafi i Big-ut që përkthehet në miliona lekë. Një Gofundme me emrin e tij po bën namin, ku njerëzit kanë dhuruar para dhe shuma deri më tani ka shkuar në 15,400 mijë dollarë.

Fundi lojës. Të dali Olta që populli nuk e voton kurrë aq në masë sa të qëndrojë, e më pak që të fitojë. Çifti shkon në finale dhe fiton Luizi. Ky është skenari më i pastër dhe i drejtë, një popull e ka treguar prej 3 muajsh që fitues do Luizin, dhe ai finalen e do me njeriun e zemrës, me Kiarën. Nëse del Ola, bie puna mujore për të mbajtur Oltën në lojë dhe në qendër të saj si një lojtare të fortë nga ana e produksionit.

Dikush do të bëhet ”kurban”, puna e produksionit, ose fenomeni.

*Ky shkrim nuk shpreh qëndrimin e redaksisë, por opinionet e vetë gazetarit!

SHKARKO APP