Beteja me kancerin ishte e fortë, Ronaldo humb babain: Pusho i qetë
Ish-banori i “Big Brother Vip 2”, moderatori Ronaldo Sharka ka humbur këtë mbrëmje babain, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.
Është vetë Ronaldo që ka ndarë lajmin e trishtë në rrjetet sociale. Përmes një fofografie në Instagram, ai shkruan: “Pusho i qetë në botën tjetër BAB…”.
Disa javë më parë në “Big Brother VIP Albania”, Ronaldo rrëfeu se i ati vuante prej kohësh nga kanceri. Pavarësisht gjendjes jo të mirë, ai u bë pjesë e BBVA për pak minuta për të surprizuar të birin.
Historia e tij dhe mënyra e komunikimit me të birin preku jo pak publikun. I pranishëm në spektaklin e djeshëm, Ronaldo tregoi se gjendja e të atit ishte përkeqësuar dhe ndodhej në reanimacion.