Beyoncé dhe Jay-Z: Bëhuni veganë, koncert falas për 30 vjet

Beyoncé dhe Jay-Z kanë vënë muzikën e tyre në shërbim të një kauzë të mirë. Diva e muzikës pop ka hapur në profilin e saj në Instgram, një konkurs të çuditshmë për fansat e saj.

30 vite koncerte falas nëse bëhesh vegan. Ajo do të përzgjedh fituesin i cili do të ketë bileta falas në çdo koncert të saj për 30 vite. Kjo lloj lotarie u ideua nga trajneri personal i çiftit, Marco Borges në bashkëpunim me “The Greenprint Project” që merret me promovimin e jetesës së gjelbër.

Untitled 2

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk hera e parë që Beyoncé dhe Jay-Z ftojnë fansat e tyre të përqafojnë ditën vegjetariane dhe atë vegane. Disa vjet më parë çifti njohur nxori “22 Days Nutrition” me receta vegane të realizuar nga trajneri i tyre personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po çfarë është dieta vegane? Dieta vegane ka qenë mjaft e përhapur vitet e fundit dhe bëhet fjalë për një regjim ushqimor ndryshe nga ajo vegjetarianë, që përjashton çdo lloj produkti me origjinë shtazore, përfshi dhe mjaltin dhe vezën.

Dieta vegane kryesisht përbëhet nga bishtajoret dhe drithërat, frutat e thata dhe farat, fruta dhe perime, alga detare dhe drithëra integrale. Të mos konsumosh asnjë produkt me përmbajtje shtazore duket si një sipërmarrje tejet e vështirë, pasi s’ka as mish, as gjalp, vezë e djath jo e jo, por as qumësh e mjaltë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?