Beyoncé ekspozon linjën e saj të këpucëve… mbi të pasmet

Trupi i ekspozuar shet, kështu ka qenë gjithmonë dhe tendencialisht kështu do të mbetet përherë. E di shumë mirë këtë gjë Beyonce që publikon këpucët e saj të reja… të mbështetura tek të pasmet.

Këngëtarja është shfaqur shpërthyese në fushatën e koleksionit të saj të ri Ivy Park x Adidas, të dizenjuara prej saj.

Poza sensuale, një trupore me tanga që i nxjerr në hap të pasmet dhe gërshetat e gjatë afrikan, që kanë të shkruar logon e firmës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Celësin për suksesin ne tashmë e njohim dhe Beyonce, që është një sipërmarrëse eksperte, e di akoma më mirë. E lindur në 2014 nga bashkëpunimi mes Beyonce dhe Sir Philip Green, pronar i Topshop, Ivy Park dukej se do të mbyllej pas prishjes së marrëdhënieve mes tyre, ardhur si pasojë e abuzimeve të dyshuara seksuale për të cilat Green u akuzua.
Megjithatë këngëtarja arriti të krijojë një partneritet, sa historik aq edhe fitimprurës, me Adidas dhe është gati të ringjallë me pompozitet idetë e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 18 janar do të jetë e mundur t’i bleni online dhe në dyqanet e seleksionuara, gamën e produkteve të ideuar nga Beyonce, me çmime që janë nga 25 deri në 250 dollarë. Me ngjyra, forma të përshtatshme, atlete dhe taka të larta, linja e re parashikohet të shitet shumë shpejt. Nëse ka një gjë që Bey e bën më mirë është të kënaqë të gjitha format dhe masat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?