Beyonce gati të bëhet nënë sërish

Diva e muzikës pop ka vetëm 6 muaj që ka sjellë në jetë binjakët e saj, Sir dhe Rumi dhe që tani dëshiron të ketë një tjetër bebush. Miqtë e ngushtë të këngëtares kanë treguar për “Hollywood.life” se të qënit mama është një nga gjërat më të mira që Beyonce di të bëjë dhe koha me fëmijët e saj është krejtësisht e çmuar. Ata janë shprehur me shumë humor se këngëtaren e ka kapur “virusi i mëmësisë”, pasi do të dëshironte të mbetej sërish shtatzënë. Karriera e saj, e cila momentalisht është lënë pezull nuk do ta lejojë për një kohë të gjatë që ajo të bëjë edhe një tjetër fëmijë. Në muajin prill 36-vjeçarja do të jetë e pranishme në festivalin “Coachella”. Gjithashtu është zbuluar se ajo po punon për albumin e saj më të ri i cili do të mbahet sekret edhe për pak kohë. Albumi i ri do të thotë angazhime me turne dhe koncerte muzikore për këto arsye ajo e ka të pamundur të bëhet nënë për herë të 4-ët.

SHKARKO APP