Beyonce i ndaloi fotografët t’i bënin foto gjatë homazheve të Kobe Bryant, zbulohet arsyeja

Ajo u shfaq në Staples Center në Los Angeles të hënën, e veshur me një kostum të shndritshëm në ngjyrë mustardë, për të performuar para 20 mijë personave, mes të cilëve edhe çiftet e famshme si Kim Kardashian-Kanye West dhe Jennifer Lopez- Alex Rodrigues.

Ajo u fotografua më vonë duke ngushëlluar bashkëshorten e Kobe-t Vanessa.

Por fotografitë e këngëtares gjatë eventit u vonuan të bëheshin publike pasi Beyonce nuk pranoi të publikoheshin para se t’i konfirmonte ajo personalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo e mbron imazhin e saj në publik në mënyrë të jashtëzakonshme, ndaj dhe fotot u publikuan disa orë pas përfundimit të memorialit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa fotografë madje u ankuan se këngëtarja u kishte kërkuar që të mos e fotografonin raporton “Page Six”.

Beyonce në përgjithësi anashkalon çdo paraqitje në tapetin e kuq dhe në vend të tij, ajo bën disa foto personale të redaktuara të cilat i publikon, përmes faqes së saj të internetit dhe mediave sociale.

Kjo ka qenë politika e saj që nga viti 2013, kur publicistja e këngëtares u kërkoi agjencive ose faqeve të internetit që të hiqnin fotot “e paqarta” të Beyonce-s të bëra gjatë performancës së saj energjike në Super Bowl.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?