Beyonces i vjedhin bizhuteri me vlerë 1 milion dollarë

Ylli botëror i muzikës pop Beyonce, ka rënë viktimë e një vjedhjeje, e cila arrin vlerën një milion dollarëve, shkruhet në faqen e internetit vanityfair.it.

Vjedhja ndodhi në Los Angeles në tre njësi magazinimi, ku këngëtarja mbante ndër të tjera rroba luksoze dhe çanta.
”Hajdutët goditën dy herë radhazi” raporton faqja amerikane TMZ, duke cituar burime të policisë, ku thuhet se tre njësi magazinimi në zonën e Los Anxhelesit u vunë në shënjestër nga persona të panjohur.

Depot ishin marrë me qira nga kompania e saj e prodhimit, Parkwood Entertainment, por të gjitha sendet e marra gjatë vjedhjes janë në pronësi të Beyoncé.
Dy javë më parë Beyoncé fitoi katër çmime Grammy që e bëri atë artisten më të vlerësuar në historinë e çmimeve, me 28 statuja.
Çmimet, për fat të mirë, nuk mbaheshin në këto depozita.

SHKARKO APP