Bie ‘Portokalli’, ngrihet ‘Klanifornia’/ Gara e Vitit të Ri
Darkën e ndërrimit të viteve, të mbledhur rreth tryezës plot dhe me televizorin para, shqiptarët duket se kanë preferuar më shumë TV Klan dhe “Klanifornia” se sa “Portokallinë” në Top-Channel.
Këtë e tregojnë edhe shifrat e audiencës, të cilat publikohen me krenari në rrjetet sociale edhe nga një prej aktorëve kryesorë të “Klanifornia”, Julian Deda.
Ja çfarë shkruan aktori në postimin e tij:
Shqiperia mbreme foli Klanifornisht. Faleminderit shqiptareve, qe zgjodhen masivisht te qeshin me humorin e Klanifornia.
Nuk kam bere as nuk do bej kurre lufte audience me askend, sepse nuk eshte ky qellimi as i imi as i stafit tone por nuk mund te rrija pa ju falenderuar ju si publik per besnikerine dhe sigurisht stafin tone nga i pari tek i fundit per punen e shkelqyer, gje e cila i reflektua duke arritur qe Klanifornia te ishte e para ne shikueshmeri naten e nderrimit te viteve.
Respekt gjithashtu per punen e secilit staf te secilit spektakel humori qe u shfaq mbreme ne ekranet e shqiptareve, te cilet me shume se gjithçka tjeter kane nevoje jetike te qeshin. Bravo te gjitheve dhe vit te mbare.
Edhe nje here, shume faleminderit. Ne te tilla raste jua shperblefshim…!