Bieber u konsultua me ish-të dashurën para se të anulonte turneun e tij
Vendimi i pop yllit Justin Bieber të anuloj turneun e tij botëror nuk ishte një vendim i vogël, pasi kjo ka ndikuar në anën emocionale të tij.
Personin të cilin Bieber e kontaktoi para se të merrte vendimin përfundimtar ishte ish e dashura e tij e famshme këngëtarja, Selena Gomez, raportojne mediat.
Cifti ka kohë që është ndarë por duket se nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin. Romanca e tyre përfundoi në mënyrë jo aq të këndshme, ku kishte thashetheme se Justin e tradhtoi atë dhe kjo ishte arsye pse Selena i dha fund lidhjes.
Gomez tani është në lidhje me këngëtarin The Weekend, me të cilin thuhet se është tejet e lumtur dhe lidhjen me Justin e ka lënë mbrapa në të kaluarën.