“Bindeni Getin të më lërë”, Marina Vjollca kërkon ndihmën e fansave që partneri t’i plotësojë dëshirën që ka prej vitesh

Nëse je ndjekës i vjetër i moderatores Marina Vjollca në rrjete sociale, me siguri do të të kujtohet koha kur ajo si një “bad girl” i hipte motorrit dhe bënte namin në rrugët e Shqipërisë.

Madje, në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë video të moderatores mbi motorr, ku duket njëkohësisht gangsta dhe s*ksi. Duket se moderatoren e ka marrë malli për këtë adrenalinë, por partneri, Getoar Selimi, nuk e lejon ta prekë më motorrin me dorë.

Ndaj Marina ka kërkuar ndihmë publike nga fansat e saj, duke i kërkuar të bindin Getin që t’a lërë t’i hipë motorrit sërish.

Bukuroshja ka ndarë në InstaStory një video të vjetër të vitit 2014, ku shfaqet duke bërë xhiro me motorr.  “Bindeni Getin të më lërë t’i jap motorrit se s’më lë”- shkruan Marina krahas videos. Të shohim ç’përgjigje do të ketë reperi pas kësaj kërkese publike.

SHKARKO APP