Bledi: Kristi do Luizin, Luizi do Kiarën, Kiara do famën
Një tjetër debat shkaktoi zhurmë në shtëpi. Këtë herë Luizi debatoi me Kristin.
Debati mes tyre si gjithnjë, kalon në ofendime të rënda. Ishte Luizi ai i cili nisi i pari me provokimet dhe ofendimet ndaj Kristit. Në debat u përfshi edhe Efi dhe Kiara, ndërsa Dea mendon se ato janë bërë treshe bashkë dhe vajzat mbrojnë Luizin.
Sipas Kristit, mënyra se si Luizi komunikon është arrogante dhe vetëm përdor banalitete.
Luizi: Budallaqja ishte Dea, sepse ashtu e përdor Kristi.
Dea: Ndërkohë ka disa javë që i thotë Kristit përse rri me mua.
Kristi: Paaftësinë që ke ti, të vish e të komentosh pasionet e mia, ndërkohë që flas me Dean…
Luizi: Të njëjtën gjë që bërë me Keisin, e bëre edhe me Dean.
Ronaldo: Me ikjen e Oltës, Luizi do ti japë prioriet Nitës ose Deas. Ai ka dhe një muaj lojë dhe do gjejë një kundërshtar. Ai thjesht po gjen dikë, që të shtyjë lojën.
Bledi: Djali i tij plangprishës, Maestro tani është jashtë. Kristi ka patur luhatje. Në këtë ecje ka meritë Kristi, Luizi, por edhe Olta. Tani që Kristi u burrërua në lojë, është vënë në lëvizje. Ai tani po tund flamurin e pavarësisë në ballkonin e lojës së tij. Kristi do Luizin, Luizi do Kiarën dhe Kiara do famën.